Google blen Meebo për 100 milionë?

Sipas All Things Digital, Google ka filluar të diskutojë blerjen e shërbimit Meebo për një shumë e cila arrin 100 milionë dollarë.

Meebo është themeluar në vitin 2005 si një aplikacion për porosi për shfletues të ndryshëm, ndërsa produkti më i njohur i tyre, i cili edhe sot ekziston është Meebo Messenger.
Në anën tjetër, Google është duke synuar që të integrojë sa më shumë aplikacione komunikimi për shfrytëzuesit e saj, dhe për këtë qëllim kompania nuk është kursyer për të blerë biznese tjera që e ndihmojnë atë në këtë drejtim.

Në vitin 2005, Meebo kishte ngritur 25 milionë dollarë si burime financimi për biznesin e saj, ndërsa deri më sot, ky biznes ka kredituar rreth 62.5 milionë dollarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button