Lavrov thotë se është gabim zgjerimi i NATO-s drejt Maqedonisë

Ekziston “marrëveshje xhentile” nga vitet e 90-ta mes Rusisë dhe SHBA-së dhe aleatëve perëndimore, me të cilën NATO premton se nuk do të zgjerohet në lindje drejt kufijve të Rusisë dhe e cila “është shkelur” me tre zgjerimet e NATO-s. Tash në këtë lojë duan ta fusin edhe Ballkanin, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Zgjerimi i NATO-s është gabim dhe njëkohësisht nënkupton shkelje të marrëveshjes xhentile të cilën e përmenda, dhe e cila tani u vërtetua plotësisht në dokument të arkivuar zyrtar, nga i cili SHBA-ja paradokohe e largoi shenjën ‘fshehtësi’. Për këtë të gjithë e dinin, dhe ne thjeshtë u vërtetuam edhe një herë se çka me të vërtetë ka ndodhur, pasi që u publikuan këto dokumente të arkivuara”, tha Lavrov, në intervistën e sotme për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, i pyetur nëse Moska ka për qëllim ta kundërshtojë hyrjen e pritur të Maqedonisë në NATO.

Sipas tij, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, zgjerimi i NATO-s përputhet me marrëveshjen e viteve të 90-ta.

“Ne jo një herë i kishim paralajmëruar kolegët tanë nga NATO-ja se kjo linjë, e cila pësoi tre valë të zgjerimit dhe tani do të ndodhë edhe një valë, jo vetëm që paraqet shkelje e tërë asaj për të cilën jemi marrë vesh në vitet e 90-ta, se askush nuk do ta sigurojë sigurinë e saj në llogari të sigurisë së të tjerëve, por paraqet ndoshta edhe provokim më serioz për stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme evropiane”, thotë shefi i diplomacisë ruse.

Ai shton se ata mundohen ta mbajnë kontinentin të ndarë në dy pjesë. Këto linja të ndarjeve mundohen t’i lëvizin drejt lindjes dhe janë shumë afër kufijve tanë, ata në fakt janë, tani në kufirin me Rusinë, vlerëson Lavrov.

Sipas tij, asgjë që tani bëhet në NATO, nuk e rrit sigurinë në shtetet ballkanike, të cilat nga ana e Rusisë nuk rrezikohen me asgjë.

“Asgjë nga ajo që po ndodh tani nuk është hap drejt përmirësimin të aftësisë së NATO-s që të përgjigjet në kërcënimet reale, e jo të shpikura. Nuk shoh si këto tre valë të zgjerimit e kanë bërë NATO-n më të aftë në shkatërrimin e kërcënimeve terroriste dhe kërcënimeve nga krimi me drogë, duke i përfshirë edhe ato kërcënime që rrjedhin nga Ballkani, ku pas shpalljes së joligjore, unilaterale të pavarësisë së Kosovës, u krijua territor që paraqet shembull për korrupsion dhe ‘vrimë e  zezë'”, theksoi Lavrov.

Ai theksoi se ne vlerësimet tona për zgjerimin e NATO-s ua prezantojmë partnerëve tanë, pa dallim nëse janë në Ballkan ose kudo qoftë në Evropa dhe konsiderojmë se në marrjen e vendimeve të tyre sovrane do të merret tërësisht parasysh ajo që tani po ndodh dhe sa gjithë kjo përgjigjet në interesat reale të këtij apo ndonjë kombi tjetër.

Në pyetjen e përsëritur që të përgjigjet konkretisht për Maqedoninë, shefi rus i diplomacisë Segej Lavrov deklaroi se Moska nuk bën diferenca.

“Thash ne nuk bëjmë dallime. Ne flasim për atë që e shikojmë dhe mendojmë dhe jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë të gjitha vendet. Mendoj se pranimi i Malit i Zi ka qenë tërësisht artificial dhe i panevojshëm. I kemi kushtuar vëmendje se metoda e këtillë që është dëshmimi i vullnetit të popullit në formë të referendumit, bëhet gjithnjë e më pak i famshëm gjatë marrjes së vendimeve të këtilla, mjaft vendimtare!”

Lavrov duke folur në përgjithësi për Ballkanin konstatoi se Perëndimi dëshiron “që në lojë ta fusë Ballkanin duke i vendosur shtetet e Ballkanit para përzgjedhjes ose jeni me Perëndimin ose me Rusinë. Kështu kërkuan edhe për Ukrainën dhe kështu erdhi në grushtshtetin e pasuksesshëm në Ukrainë…”.

Sipas Lavrovit, Rusia rolin e saj në Ballkan e shikon si “konstruktiv” dhe kurrë nuk ka sjellë “konfrontim” në Ballkan.

Sipas paralajmërimeve, shefi rus i diplomacisë më 21 dhe 22 shkurt do t’i vizitojë Slloveninë dhe Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button