E pranoi se ka fshehur tatim, Talevska dënohet me dy vjet burg me kusht

Dy vjet burg me kusht ka  marrë redaktorja e TV Sitel, Ivona Talevska. Kështu vendosi sot Gjykata Penale, pasi që e pranoi fajin për rastin “Tifani” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për fshehte të tatimit, njofton Portalb.mk.

Talevska nuk do të shkojë në burg, me kusht që në katër vitet e ardhshme të mos e përsërit veprën penale për të cilën u akuzua.

Përskaj dënimit me kusht, Talevska duhet që ta kthejë tërë shumën, për të cilën është dyshuar në rastin “Tifani”, ndërkaq duhet të paguajë edhe rreth 1.000 euro për kryerjen e ekspertizë.

Ndryshe,  Talevska, gjatë viteve 2008-2014 me qëllim që ajo dhe personat juridik t’u ikin pagesës së tatimeve, ka dhënë të dhëna të rrejshme. Ndërmarrjet e saj nuk i ka paguar 36.634 euro tatim, ndërkaq e dyshuara nuk ka paguar tatim të obliguar me vlerë prej 16.924 euro. Ajo për nevojat e ndërmarrjes ka blerë veshje të brendshme prej 500 eurove, rroba me vlerë prej 33.508 euro, syza, produkte të kozmetikës për 1.009 euro, mobilje luksoze, dyer të siguruara, biçikletë dhe të ngjashme.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TIFANI” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button