Pritet që Koxias ditëve në vijim të vijë në Shkup për të dorëzuar draft-marrëveshjen e emrit

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias pritet që ditëve në vijim  ta vizitojë Maqedoninë me qëllim që të dorëzojë draft-marrëveshjen e emrit. Për këtë vizitë, njoftuan mediat greke. Sipas televizionit grek “Allfa”, Koxias do të vijë me aeroplanin e parë nga Athina në Shkup, që do të jetë i pari pas shumë vitesh. Kompania Aegean airlines në tetor të vitit të kaluar zyrtarisht paralajmëroi se një nga destinacionet e saja të reja do të jetë edhe linja direkte për në Shkup. Por nuk është përjashtuar mundësia që diplomati grek të udhëtojë edhe me avion të qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Koxias në takim me zyrtarët e lartë të shtetit do ta kumtojë edhe propozimin zyrtar për zgjidhjen e emrit. Paralajmërimi se Koxias do ta vizitojë Maqedoninë ka për qëllim dorëzimin e draft-planit që është paralajmëruar më parë, por akoma nuk ka konfirmim nga qeveria greke, por as paralajmërim zyrtar për ardhjen e tij. Javën e kaluar i pyetur nga mediat greke se a do të udhëtojë për në Maqedoni me avion, Koxias nuk dha përgjigje koncize.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button