Një tjetër derbi Inter-Milan… për Balotellin

Nëse deri tani kalimi në Nice konsiderohej si një vend rehabilitimi, ditët e fundit është kthyer në një ferr të vërtetë dhe tani më shumë se kurrë ai po mendon rikthimin në Itali, transmeton TCH.

Mario Balotelli nuk i ka kapërdirë dot koret raciste me të cilat është përballur javët e fundit në Francë dhe për më tepër pas edhe kartonit të verdhë që mori sepse u ankua për koret. Sulmuesi italian që po kalon një formë të shkëlqyer sportive është shprehur se është gati te rikthehet sërish në Itali.

Në muajin janar sulmuesi 27-vjeçar ishte shumë afër kalimit te Juventus, por tani radarët janë drejtuar nga Milano, ku ai edhe shpërtheu si futbollist.

Inter dhe Milan janë interesuar për sulmuesin që me shumë gjasa do të rikthehet edhe në kombëtaren e Italisë. Balotelli në 2010 u largua nga Inter për të provuar një eksperiencë te Manchester City, më pas në 2014 erdhi sërish në Itali te Milan, huazuar nga Liverpool, por pa mundur të lërë gjurmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button