Prokuroria Publike gjashtë muaj e ka ditur për rastin e abuzimit seksual ndaj 13-vjeçares nga shtëpia “25 Maj”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska paralajmëroi se sot do të dihet se kush do të bart përgjegjësi për rastin e 13-vjeçares nga shtëpia “25 Maj” e cila abortoi fëmijën e saj pas përdhunimit seksual, transmeton Portalb.mk.

Asnjë institucion nuk ka reaguar për këtë rast edhe pse ka pasur disa herë që 13-vjeçaja është përdhunuar.

Alarmi është kyçur që nga 1 gushti 2017 kur Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Senda Salli nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve  për NOVA TV tha se prokurori i ka thënë se i është dhënë urdhër inspektorit kompetent nga Ministria e Punëve të Brendshme të kryejë hetim në Shtëpinë për fëmijë. Por, këtu ka përfunduar gjithçka.

Që nga atëherë kanë kaluar gjashtë muaj dhe akoma nuk është ngritur akuzë ndaj askujt, por dhe deri sa institucionet e kanë hedhur fajin dhe asnjëra nga to nuk ka marrë asnjë reagim, tmerri ka vazhduar.

Vajza, të cilën në ndërkohë e transferojnë në shtëpinë për përkujdesje “Ranka Milanoviq”, mbetet shtatzënë si rezultat i dhunës seksuale.

“Për shkak sjelljes injorante të Prokurorisë, Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve ka dorëzuar edhe padi private në gjykatë në të cilën gjithashtu kanë kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia si dhe personi që ka kryer dhunë seksuale. Padia është ngritur me 17 janar, ndërsa në të kanë nënshkruar edhe prindërit e vajzës”.

Për ankthin që e ka përjetuar ajo vajzë, është informuar edhe Qendra e Punëve Sociale nga e cila është kërkuar ndihmë për ngritjen e padisë penale. Por, ato janë përgjigjur se nuk kanë konfirmuar asnjë çfarë përgjegjësie nga shtëpia “25 maj”.

“Në lidhje me kërkesën për fillimin e procedurës gjyqësore kundër kujdestarit të vajzës dhe kundër shtëpisë për fëmijë pa prindër: nuk ekziston veprim i parregullt nga ana e personave përgjegjës në shtëpinë “25 maj”, Butel , Shkup”.

Me këtë, shteti i cili duhet ta mbrojë fëmijën, disa herë ka dështuar. Jo vetëm që ka lejuar që ajo të përdhunohet, por edhe i është mohuar e drejta për çfarëdo ndihmë juridike.

Kujdestaria shtetërore në asnjë rast nuk do të thotë vetëm ushqim dhe kulm mbi kokë, edhe më shumë, sidomos kur dihet se bëhet fjalë për fëmijë të vegjël që janë lëshuar nga prindërit.

“Kur shteti e ka ndërmarrë përgjegjësinë për kujdesie ndaj fëmijës, duke e vendosur në institucion nga lloji i tillë është e nevojshme që vazhdimisht të ndërmerren masa për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe parandalimin e çdo lloj dhune, duke përfshirë edhe dhunën seksuale, ndërsa në të kundërtën pason neni 19 i Konvencionit për të Drejtat e Fëmijës”, konstaton Avokati i Popullit.

Rastin me vajzën 13-vjeçare në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve.

Ndryshe, me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”. “Personat përgjegjës nuk e kanë denoncuar humbjen e saj në polici e as te prindërit e saj. Sipas dëshmisë së saj, para maltretimit seksual, ajo është marrë nga një burë më i vjetër nga institucioni dhe me veturë e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje ajo është maltretuar seksualisht si dhe për punë fizike. Ajo arriti të ikë pas 30 ditëve dhe të ngjitet në autobus për në Shkup, ndërsa policia e ka gjetur në Bit Pazar”, shpjegojnë nga policia.

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button