Maqedoni, lulëzon tregtia me armë përmes forumeve online

Shpesh herë ndodhë që në forumet e shpalljeve online të shiten armë dhe lëndë tjera të rrezikshme të cilat janë të ndaluara me ligj në Maqedoni. Nga MPB-ja thonë se Njësiti për tregti ilegale të armëve e monitoron shitblerjen e armëve online dhe kontrollon nëse shitësit kanë leje për armëmbajtje, njofton Alsat-M.

Ndaj tyre janë ndërmarrë masa dhe është ngritur padi penale. Shpesh herë, në mënyrë ilegale shiten pistoleta për ndriçim dhe sinjalizues zëri.

Për personat të cilët pa leje të MPB-së mbajnë, shesin, apo i mundëson ndokujt që të vijë deri tek arma e pa lajmëruar, neni 396 i Ligjit për Armë parasheh nga 3 deri në 10 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button