Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Gaza

Avionët izraelitë kanë goditur pozicionet e krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, Izzeddin el-Kassam, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime policore bëjnë të ditur se objektiv ka qenë pozicioni i kësaj dege ushtarake në rajonin Zeytun, por nuk ka viktima në njerëz dhe as persona të lënduar.

Ndërkohë, ushtria e Izraelit përmes një njoftimi thotë se objektiv i saj kanë qenë gjashtë caqe.

Theksohet se në mesin e pozicioneve është edhe një tunel i ndërtuar në drejtim të Izraelit, si dhe fabrika për prodhimin e armëve në Khan Yunis.

Ushtria izraelite thekson se Hamasi llogaritet përgjegjës për secilën dhunë që shpërthen në Gaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button