Për shkak të xhirimeve të filmit riorientohet qarkullimi në rrugën Radovish-Shtip

Nga ora 7:00 në mëngjes, për shkak të xhirimeve të një filmi, qarkullimi në rrugën Radovish – Shtip, 4 km, po kahëzohet në të djathtë, tek Policia Rrugore për hyrje në Shtip, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe kufizime kryesisht nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button