Trump kritikon FBI-në për mosparandalimin e sulmit të armatosur në Florida

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kritikoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për dështimin në zbulimin e të dhënave të inteligjencës rreth sulmit të armatosur të javës së kaluar në shkollën e mesme në Florida, raporton Anadolu Agency (AA).

Së paku 17 persona humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të armatosur të cilin e kreu ish-nxënësi Nikolas Cruz (19) më 14 shkurt në shkollën e mesme Broward.

Trump sot në Twitter njoftoi se FBI ka dështuar të zbulonte informacionin e inteligjencës rreth sulmuesit dhe qëllimet e tij, pasi shpenzon shumë kohë dhe energji në hetimin mbi përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

“Është një fakt i dhimbshëm që FBI ka lëshuar të gjitha informacionet rreth sulmuesit në Florida. Kjo është e papranueshme. Kjo agjenci shpenzon shumë kohë për të provuar ekzistencën e një marrëveshjeje të dyshuar midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trump, por një marrëveshje e tillë thjesht nuk ekziston. Kthehuni punës suaj dhe na bëni krenar”, porositi Trump.

Më parë, FBI pranoi se nuk kishte hetuar me sukses paralajmërimet e inteligjencës se 19-vjeçari Cruz kishte blerë armë me qëllim të kryerjes së një sulmi të armatosur. Në njoftim thuhet se informacioni ishte pranuar në janar, por agjentët nuk e kishin hetuar atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button