Ish-sekretari amerikan Xhon Keri uron Kosovën

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, Xhon  Keri, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili tha ta ketë takuar “mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jon Keri” gjatë konferencës së Sigurisë në Munih.

“Sekretari Keri më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, tha Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button