Haradinaj i dhuron “hartën e artë” Rita Orës: Kënaqësi të pres yllin e përmasave botërore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhuruar “hartën e artë” të Kosovës këngëtares me famë ndërkombëtare Rita Ora.

Gjatë takimit zyrtar ku ishin të pranishëm familjet Haradinaj dhe Ora, kryeministri i Kosovës ka falënderuar këngëtaren për koncertin që do ta mbajë ajo në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

“Shumë faleminderit, e kam nderin t’jua jap një shenjë të Kosovës, është harta e Kosovës, harta e artë e Kosovës dhe një letër që shkon me të. Dhe paçi shëndet!”, tha kryeministri i Kosovës.

“Jam shumë e lumtur të jem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shown më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, ka pohuar më herët Rita Ora gjatë një konference për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button