“Shefi i kabinetit të sekretarit i ka marrë 660 mijë denarë nga Ministria e Kulturës”, ja çfarë thotë Aziri

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, pasi gazeta Koha nxori një shkrim se “shefi i kabinetit të tij, Arlind Huseini, i ka marrë 660.000 denarë nga Ministria e Kulturës për të realizuar projekte të caktuara kulturore”, sot ka dalë me reagim duke thënë se “distancohet nga çdo tentim i personave që kanë provuar ose do të provojnë në të ardhmen të keqpërdorin fondet e Ministrisë së Kulturës, nga shoqatat të cilat do të tentojnë që në mënyrë të paligjshme e të pandershme të përfitojnë nga fondet e Ministrisë”.

“Sekretari Aziri, është dhe ka qenë këmbëngulës i përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në ministrinë e kulturës, për ndarjen e drejtë të buxhetit për shqiptarët në Ministrinë e Kulturës, për transparencën e tërë procesit. Ftojmë të gjithë qytetarët që vërejtjet dhe dyshimet t’i dorëzojnë te Ministria e kulturës, çfarëdo që të jenë ato. Transparenca, qasja e barabartë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në buxhetin e Ministrisë së kulturës janë shtyllat e veprimtarisë së sekretarit Aziri doemos në konkurse dhe në ndarjen e drejtë të buxhetit”, thuhet në letrën e Azirit.

Sekretari Aziri, thuhet në reagim, është “pro qasjes së hapur të të dhënave në mënyrë që opinioni dhe mediat të kenë pasqyrë konkrete mbi punën e ministrisë”.

“Sekretari Aziri, është i interesuar që i gjithë procesi të kalojë në mënyrën më transparente dhe ka insistuar që buxheti i Ministrisë të jetë sa më transparent. Ne mendojmë që të gjitha këto tendenca janë qëllim këqija, që kanë për qëllim njollosjen e kulturës shqiptare dhe të artistëve shqiptarë. Përfundimisht, shqiptarët mes tjerash për herë të parë kanë buxhet 700 milionë denarë. Madje, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë është formuar Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare dhe përmbyllja e punimeve të teatrove. Gjatë 2018-shit do të përfundojnë edhe disa projekte të cilat veç më kanë filluar dhe disa të tjera do të iniciohen. Ky është viti i kulturës shqiptare andaj duhet të çmohet veprimtaria e implementatorëve të projekteve”, thotë Aziri.

Skandal: Shoqata “Art” ka fituar 40.000 euro nga Ministria e Kulturës, por nuk ka hapësira pune (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button