Xhorxh Bush e uron Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush përmes një letre ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur”, thotë në letrën e tij Bush

Pas dhjetë vitesh, sipas Bushit, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë.

“Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti të bekoftë”, përfundon letër e urimit të tij ish presidenti amerikan Xhorxh Bush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button