UNICEF: Personat fajtorë për abuzim seksual duhet të nxirren para drejtësisë

Rasti me abuzimin e vajzës së mitur nga institucioni publik për fëmijë me probleme edukative dhe sociale “25 Maj” është tregues se kujdesi institucional nuk mund të sigurojë mbrojtje përkatëse të fëmijëve nga abuzimi. Zgjidhje duhet të kërkohet në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdesin e fëmijëve në mjedis familjar si shtëpi me grupe të vogla, por edhe në përforcimin e kapaciteteve të shërbimeve sociale, policisë dhe të punësuarve në arsim dhe shëndetësi, konsideron Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni.

Ai thekson se personat fajtorë për abuzim apo neglizhenca duhet të nxirren para drejtësisë. Edhe pse abuzimi ka ndodhur jashtë institucionit shtetëror, shton Perks, rasti ngre çështje serioze për këtë si shoqëria i mbron fëmijët më të ndjeshëm.

Kjo, konsideron përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, do të thotë më shumë familje për përkujdesje, procedura më të mira për birësim, shtëpi me grupe të vogla me raport shumë më të mirë mes numrit të fëmijëve dhe personelit, dhe ajo që është më me rëndësi, punë me prindërit që fillimisht të parandalohet dhuna, neglizhenca dhe braktisja.

Efikasiteti i sektorit publik, potencoi ai në deklaratë, gjithashtu është e rëndësishme për t’u ballafaquar me këtë problem.

Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button