Në Graçanicë nuk ka shenja të Pavarësisë së Kosovës, askush s’jep sqarime

Ora e parë e mësimit, me ç’rast duhej të flitej për pavarësinë e Kosovës, nuk vlente për shkollat e Graçanicës, raporton Koha.net.

Në komunën e Graçanicës askush nuk ka shpjegime për këtë, me arsyetimin se Drejtoresha për Arsim nuk ndodhej aty dhe askush tjetër nuk ishte i autorizuar të fliste.

E në anën tjetër, dita vazhdonte me rrjedhën e zakonshme.

Banorët e Graçanicës vazhdojnë të mendojnë se 17 shkurti nuk u takon atyre për të kremtuar.

“Secili ka të drejtë të kremtojë çfarë të dojë. Mua pavarësia s’më duket gjë ngase unë e respektoj shtetin tim Serbinë”, ka thënë një qytetar.

“Kosova s’mund të jetë kurrë e pavarur ngase gjithmonë duhet të varet nga dikush si në të shkuarën. Mua më intereson të jetoj disi dhe pavarësia s’më duket me rëndësi. Çdo situatë e pazgjidhur si kjo e Kosovës është e keqe”, ka thënë një tjetër.

17 shkurti i 2018-ës është vetëm edhe një vit më shumë, i cili shqiptarët e serbët i gjen thellësisht të ndarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button