Shpërblehen me medalje ari dhe para studentët më të mirë të Universitetit “Kirili dhe Metodij”

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” sot u ndau shpërblime studentëve më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2015/2016 për secilin nga 23 fakultetet që janë në përbërje të tij, të cilët kanë arritur notën më të lartë në studimet universitare, transmeton Portalb.mk.

Shpërblimet, të cilat përfshijnë një shumë të parave dhe medalje ari ua ndau rektori i Universitetit të Shkupit, Nikolla Jankullovski i cili theksoi se duke respektuar pothuajse shtatë dekada të traditës, me këtë akt solemn u ndahet mirënjohje studentëve më të mirë të diplomuar.

“Qëllimi i ceremonisë së sotme është që publikisht t’ju shpërblejmë dhe lavdërojmë”, tha Jankullovski.

Përveç shpërblimeve të paralajmëruara, 23 studentëve më të mirë u janë ndarë edhe shpërblimet “26 korriku” nga Fondacioni “Frank Maning” nga Londra për vitin 2016/2017 dhe dhurata nga Fondacioni “Prof. Dimitar Stambolliev” nga Fakulteti i Makinerisë.

Çmimet “26 korriku” i fituan Sara Spasovska nga Fakulteti i Filozofisë, Teodora Josifovska nga Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe koneski”, Merxhan Gjunter nga Fakulteti i Ekonomisë, Damjan Gjorgjievski nga Fakulteti i Arteve dhe Sanja Avramovska nga Fakulteti i Arkitekturës.

Çmimi u ndahet studentëve në fushën e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe artet të cilët kanë arritur sukses më së paku 8.00 gjatë studimeve . Shuma e këtij çmimi është 12.500 denarë.

Fitues të çmimit nga Fondacioni “Prof. Dimitar Stambolliev” janë katër student të Fakultetit të Makinerisë: Frosina Kuzmanovska, Angella Bocevska, Filip Efremov dhe Tamer Memedovski dhe Vllatko Buntevski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologji Informative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button