Turqi, rrëzohet avioni për stërvitje ushtarake, 2 pilotë humbin jetën

Të paktën dy pilotë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni për stërvitje ushtarake në rajonin e Izmirit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbetjet e avionit u gjetën tre kilometra në veri nga komanda e bazës ajrore nga ku ishte nisur avioni. Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë konfirmoi se avioni për stërvitje SF-260D u nis në ora 10:26 sipas kohës lokale.

Ata thanë se menjëherë pas ngritjes, lidhja e radarit me avionin ushtarak u ndërpre. Janë gjetur rrënojat si dhe trupat e dy pilotëve.

Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin ajor dhe u kanë dërguar ngushëllime familjeve të viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button