50 vjetori i karrierës së Sabri Fejzullahut, koncerti madhështor me të ftuarit VIP

E kush nuk i ka dëgjuar të paktën një herë të vetme në jetë këngët e tij! Muzika dhe këngët e Sabri Fejzullahut, janë arti i patjetërsueshëm që vetëm një artist kalibri si ai mundet që ta përcjell mjeshtërisht ndër breza për të ardhur ashtu e pacenuar tek çdo dëgjues e fans i tij edhe sot. Edhe pse ai ka një tjetër “konkurrent”, brenda familjes këtë herë, siç është i biri Ermali, sërish mendojmë se Sabriu mbetet i pakonkurrueshëm në muzikën dhe zërin e tij, transmeton Revista Class.

Për ta jetësuar edhe më shumë artin, ashtu siç i ka vërtet hije një këngëtari të madh, me rastin e 50 vjetorit jubilar të karrierës së tij artistike, një koncert madhështor u organizua mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin personalitetet më të njohura të muzikës shqiptare. Një gjysmë shekulli karrierë, nuk mund të festohej ndryshe, ndaj ishin miqtë e vërtetë, artistët dhe familjarët e Sabri Fejzullahut ata që ja bën të paharrueshme këtë moment të jetës së tij.

Sakaq, i biri Ermali i bëri një dedikim mjaft të ndjerë për të atin, të cilin e shoqëroi me një foto domothenëse dhe të veçantë në rrjetin social instagram.  Gjatë koncertit të mbrëmshëm, babë e bir u ngjitën disa herë bashkë në skenë duke kënduar hitet më të suksesshme të tyre. Ndërkohë, artistë të tjerë që performuan ishin Ledia Çelo, Leonora Jakupi, Vikena Kamenica, e madhja Nexhmie Pagarusha, Ledri Vula, Dhurata Dora, tenori Kastriot Tusha, e të tjerë. Të shumta në numër ishin surprizat, dedikimet, të ftuarit VIP, të cilët i dhanë magjinë e merituar këtij momenti jubilar në karrierën e këngëtarit të famshëm Fejzullahu.

Ne të revistës Class gjithashtu, i bashkohemi me një urim të rastit ndaj këngëtarit Sabri Fejzullahu, për një karrierë dhe jetë sa më të gjatë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button