Koxias: Preferoj emër në gjuhën sllovene pa përkthim, me përcaktim gjeografik

Vendi fqinj, termin Maqedoni shumë vite e ka kuptuar si nacional, e jo si përcaktim gjeografik, tani duhet të gjendet përcaktim gjeografik ose territorial. Dëshira ime është që emri të mos përkthehet, në gjuhën sllovene, shembujt e tillë janë Maqedonia e Re, Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, tha Nikos Koxias, transmeton MIA, përcjell Portalb.mk.

Nëse ai do të ishte kumbar i vendit, nuk do të donte të përfshihet emri Maqedoni, por megjithatë, shpjegon se “për fat të keq tashmë 25 vite Greqia në mënyrë jozyrtare përdor emër të përbërë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë për televizionin grek Allfa, që u emitua vetëm disa orë pas negociatave në Vien zbuloi detaje për pozitën greke, për draft marrëveshjen, për perspektivën tonë euro-atlantike, për ndërmjetësuesin Nimic, por edhe ku gjendemi me bisedimet.

Shefi i diplomacisë greke tha se në Vien ka pasur pothuajse 12 negociata të vazhduara, por akoma nuk ekziston marrëveshje për asnjë pikë, të paktën sipas perceptimit të tij. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë se janë hedhur tre nga shtatë pikat e bisedimeve, Koxias tha se ndonjëherë është e rëndësishme të interpretohen, sepse “mundet që zoti Zaevi mendon se jemi marrë vesh për principet e përgjithshme për zgjidhjen e disa problemeve, ndërsa unë ndoshta mendoj për zgjidhje më praktike”.

“Mendoj se kryeministri Zaev shpreh optimizëm që është i mirë për negociatat. Kemi pasur bisedim nga një pikë në pikë tjetër dhe kur negocion pikë në pikë, në bazë për asgjë nuk mundesh të pajtohesh. Për secilën pikë ke mendim, ka edhe anë tjetër mendimi personal. Ajo që mund të bësh është që dallimet e mendimeve t’i vendosesh në një paketë. Në mënyrë akademike kësaj i themi paket zgjidhjeje”, tha shefi i diplomacisë greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button