Skandal: Shoqata “Art” ka fituar 40.000 euro nga Ministria e Kulturës, por nuk ka hapësira pune (VIDEO)

Shoqata “Art” e cila ka fituar 3 projekte nga Ministria e Kulturës me vlerë prej rreth 40 mijë euro, nuk posedon hapësira pune ku do t’i realizojë projektet.

Ekipi i Televizionit  “Uskana” pas informatave të pasqyruara mbrëmë në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ka tentuar që të gjejë  adresën dhe zyrat e Shoqatës “Art” nga Tetova. Por, nga ajo që kanë parë në terren, në adresën ku figuron e regjistruar Shoqata “Art” nga Tetova nuk ka pasur shenja se në  ndërtesën numër 32,  banesa numër 15, rruga 180, ekziston një shoqatë e tillë. Në hyrje të banesës, apo përpara derës, nuk ka logo, apo ndonjë shenjë identifikuese se aty ekziston shoqata në fjalë dhe se pikërisht ne atë  banesë mund të promovohen vlerat e kulturës shqiptare.

TV “Uskana” e ka pyetur edhe ish kryetarin e shoqatës  së shkrimtareve “ONEUM” nga qyteti i Tetovës, profesorin Ejup Ajdini se a ka njohuri rreth ekzistimit të kësaj shoqate dhe rreth veprimtarisë së saj, ndërsa ai theksoi se nuk posedon njohuri se nëse ekziston një shoqatë e tillë.

Në biseda joformale që kanë zhvilluar TV “Uskana” me personat që banojnë në ndërtesën numër 32,  rruga 180, kanë thënë se në këtë banesë vijnë rrallë disa persona, por nuk kanë pasur njohuri nëse ekziston një shoqatë e tillë.

Sipas rezultateve të shpallura nga Ministria e Kulturës, kjo shoqatë, themelues i të cilit është një person nga Kërçova, duhet t’i realizojë tre projektet të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Ndryshe, skandalet me programin e Ministrisë së Kulturës nuk kanë të ndalur. Krahas shumave të vogla që u dhanë për projekte të mëdha, dhe parave të shumta për artistë të mitur, ata dhanë dhjetëra mijëra euro edhe për shoqatë artistësh që nuk ka as objekt se ku do të zhvillojë aktivitetet e projekteve të fituara nga kjo Ministri. Në pamundësi të parandalimit të gabimeve, Ministria e Kulturës doli me reagim, nga ku kërkon që të lajmërohen parregullsitë në lidhje me programin vjetor kulturor, shkruan.

Por ky nuk është skandali i vetëm, rasti është me djalin 12-vjeçar nga Tetova, Vigan Maksuti i cili nga Ministria e Kulturës ka arritur të sigurojë financa për dy projekte, njëri është për “koncert solistik” dhe tjetrit është për “publikimin e CD diskut”, që të dy projektet do të financohen në vlerë prej 300 mijë denarë, duke i siguruar të miturit 600 mijë denarë. Pas reagimeve të shumta, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski njoftoi se 300 mijë denarët për “publikimin e CD diskut” kanë qenë gabim: “Për CD disk do t’i jepen 80 mijë denarë”, tha Allagjozovski.

Gjithashtu u pa se si për një shfaqje teatrore u aprovuan 80 mijë denarë,  e për festival ndërkombëtar me traditë prej dy dekadash 1 milion denarë.

LEXO: Dy dekada funksionim, Qendra Teatrore e Fëmijëve ende nuk është institucion i denjë kulturor!

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button