Falja e detit dhe zonave të naftës, Greqia e quan të suksesshme marrëveshjen

Pavarësisht se në Shqipëri akoma shihet me dyshim dhe pikëpyetje të mëdha marrëveshja e fundit me Greqinë, për shtetin fqinj kjo marrëveshje është e mbyllur.

Ka qënë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka deklaruar se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare, transmeton Albeu.com.

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë.

Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura.

Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”,- tha Kotzias. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button