Milani “pret biletën” në transfertë, Dortmundin thyen në fund Atalanta-n

Milani nuk është kursyer aspak në Europa League ndaj Ludogorets, duke shënuar një fitore të pastër 0-3.

Cutrone në pjesën e parë, Rodriguez nga pika e penalltisë dhe në shtesë Borini, vulosën suksesin e kuqezinjve në këtë transfertë, duke e bërë të lehtë tashmë kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League, transmeton TCH.

Për Dortmundin ka rezultuar e vështirë ndaj Atalanta-s. Edhe pse shënuan të parët, gjermanët u thyen nga skuadra italiane me fillimin e pjesës së dytë që shënoi dy gola të shpejtë me Ilicic. Por Dortmundi gjeti forca edhe një herë duke barazuar fillimisht me Batshuayi, i cili realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij në shtesë dhe të fitores në këtë ndeshje të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button