10 vite Pavarësi, Kosovën e njeh edhe një tjetër shtet

Ndërsa duhen edhe 2 ditë që Kosova të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë, shteti më i ri në Europë ka marrë një dhuratë para “ditëlindjes”, duke u njohur edhe nga një tjetër shtet.

Barbadosi është shteti i radhës që ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i Pavarur, transmeton TCH.

Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Thaçi në Twitter.

Ndërsa Pacolli shkruan “Shumë i kënaqur të njoftoj se Barbados ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Faleminderit kolegut tim Maxine McClean për këtë vendim të marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button