Bushati: Integrimi i Shqipërisë në BE i patjetërsueshëm

Është koha e duhur që Bashkimi Europian, të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor pasi kjo do ta bënte Evropën edhe më të fortë, shprehet ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në kuadr të vizitës së tij zyrtare në Holandë.

“Ballkani nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet për qytetarët”, tha Bushtati.

Bushati theksoi së është koha e duhur që BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, pasi kështu Evropa bëhet më e fortë.

“Marrëdhëniet me BE dhe perspektiva e integrimit europian, janë çelësi i stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin Perëndimor”, tha  Bushati.

Ai shtoi më tej se shumë nga sfidat me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, janë të njëjta edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së.

“Rrjedhimisht, vetëm duke punuar së bashku, Evropa mund të jetë më e fortë për të përballuar sfidat, për të garantuar siguri, mirëqenie sociale dhe prosperitet për qytetarët e saj”, theksoi  Bushati.

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës në shtetin Holandez, mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Holandë, ku ndau me parlamentarë holandezë, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqipërisë mbi perspektivën europiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button