Ahmeti – Falatko: BE dhe NATO janë përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti sot në Tetovë priti në takim pune Suzan Falatko, Ushtrues Detyre zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore pranë Departamentit të Shtetit amerikan.

Në bashkëbisedim, siç citohet në njoftimin zyrtar, u diskutua për zhvillimet politike në rajon si dhe për përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit që janë BE dhe NATO.

Palët u dakorduan që interes strategjik i Republikës së Maqedonisë është integrimi në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi në NATO, dy vlera themeltare, që do të siguronin zhvillim ekonomik, siguri dhe stabilitet.

Ahmeti e falënderoi Falatkon për mbështetjen e parezervë që Departamenti i Shtetit ka dhënë për Republikën e Maqedonisë dhe e siguroi atë që Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë edhe mëtutje promotori kryesor i vlerave perendimore, euro-atlantike, si dhe faktor stabiliteti dhe progresi në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button