Maqedonia dëshiron të organizojë KE në Hendboll në 2022

 Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) publikoi kandidatët për organizimin e Kampionatit Evropian 2022 dhe 2024 të hendbollit dhe 2022 për hendbollistet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofertë të përbashkët për organizimin e KE në vitin 2022 për hendbollistet kanë dërgur Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi, kështu që gjasat janë që këto tre vende nga rajoni të marrin organizimin.

Interes shumë më të madh kanë treguar federatat kombëtare për të organizuar turneun final në garën e meshkujve. Kështu, EURO 2022 duan ta organizojnë Belgjika, Spanja dhe Franca, pastaj Danimarka dhe Zvicra, Hungaria dhe Sllovakia.

Interes të përbashkët për organizimin e kampionatit të vitit 2024 kanë treguar Danimarka dhe Zvicra, Hungaria dhe Sllovakia, ndërsa si e vetme ka aplikuar Gjermania.

Për organizimin e Kampionatit Evropian 2024 për hendbolliste deri më tani askush nuk ka shprehur interesim, thonë nga EHF.

Organizatorët e kampionatit 2022 dhe 2024 do të përcaktohen në Kongresin EHF-së, i cili do të mbahet më 18 dhe 19 qershor të këtij viti në Glasgow.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button