Rumen Radev: Maqedonia zgjodhi perspektivë të re

Pozita që e mori kryesia e Maqedonisë ishte pikë kthyese. Ajo i dha gjasë perspektivës së re, drejt së cilës ne në Bullgari çdoherë kemi qenë të hapur. Duhet të bëjmë gjithçka që njerëzit nga të dyja anët e kufirit – edhe nga Bullgaria edhe nga Maqedonia, me të vërtetë të ndjehen si vëllezër, thotë presidenti bullgar, Rumen Radev në intervistën për agjencinë bullgare BGNES, në prag të vizitës së nesërme në Republikën e Maqedonisë.

Presidenti bullgar në intervistë, nga e cila MIA transmeton fragmente, thotë “treguam se përveç të kaluarës së përbashkët, ne mund të kemi edhe të ardhme të përbashkët. Çështja është se si t’i materializojmë të gjitha këto momente thelbësore, që u gjendën në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë”.

Sipas tij, gjëja e parë që të dy vendet duhet ta kuptojnë gjatë realizimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë është që pas pothuajse 20 viteve kjo marrëveshje u bë realitet.

“Kjo i referohet përpjekjeve të shumë diplomatëve, burrështetasve dhe veprimtarëve shoqëror nga të dyja vendet. Dëshiroj t’i përshëndes për punën e tyre me të vërtetë vetësakrifikuese, ta përshëndes Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që e ratifikoi këtë marrëveshje, dhe, kuptohet, Parlamentin e Bullgarisë, por kini parasysh se ne asnjëherë nuk i kemi vënë nën pikëpyetje marrëdhëniet vëllazërore. Por, të mos harrojmë  se marrëveshja, megjithatë, është vetëm një copë letër. Prej këtu, pres që në të ardhmen marrëdhëniet tona të zhvillohen në mënyrë shumë më dinamike, pres të zhvillohen në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, ndërkaq që ato janë shumë.

Румен Радев интервју 2
Gjatë vizitës së Radevit në Maqedoni, sipas paralajmërimeve, duhet të ndodhë diçka “unike”. Në delegacionin bullgar do të jenë edhe dy mitropolitë. Siç është e ditur, Kisha Ortodokse e Maqedonisë-Kryepeshkopata e Ohrit kërkoi që KOB t’i bëhet Kishë-amë.
“Prej së afërmi e ndjek këtë proces. Kjo është ekskluzivisht në resorin e diplomacisë kishtare, kjo çështje ka raport ndaj të gjitha kishave ortodokse simotra. Por, aspekte të veçanta të saj, kuptohet, se mund të jenë lëndë e debateve publike. KOB-it i bëra ftesë dhe me mua do të udhëtojnë dy mitropolitë autoritarë bullgarë. Kjo është shenjë mjaft e rëndësishme. Kuptohet, menjëherë të nënvizoj se kjo është çështje të cilën duhet ta zgjidhin të dy kishat. Por, unë thellësisht besoj se përfaqësuesit e shërbimit kishtar edhe të Kishës Ortodokse të Maqedonisë e edhe të KOB-it, do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe do të veprojnë me maturi”, thotë presidenti bullgar Rumen Radev në intervistën për BGNES.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button