Certifikohet sistemi për cilësi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari

Auditorë nga trupi i certifikuar MKS, pjesë e grupacionit ndërkombëtar Quality Austria, më 12 dhe 13 shkurt, pas verifikimit të realizuar për harmonizim me kërkesat e ISO 9001:2015 standardit për menaxhim me cilësi dhanë vlerësim pozitiv për punën e realizuar dhe e ri-certifikuan Sistemin për cilësi të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me ç’rast u bë institucioni i parë shtetëror i ri-certifikuar për këtë standard, informojnë nga AUV.

“Agjencia në tre vitet e kaluara, pas vendosjes së standardit ISO 9001:2008 për menaxhim me cilësi në institucion, i njohu përfitimet nga mënyra sistematike e menaxhimit me cilësi në institucion dhe filloi me implementimin e versionit të ri të standardit ISO 9001:2015. Vitin e kaluar, fokusi është vendosur në transitimin e Sistemit për cilësi të AUV-së, dhe harmonizimin e tij me kërkesat e standardit të ri ISO 9001:2015. I gjithë dokumentacioni, në vazhdimësi, gjatë vitit të kaluar, harmonizohej me kërkesat e versionit të ri të standardit, dhe paralelisht identifikoheshin rreziqet në proceset operative, me qëllim që të vendoset menaxhim i proceseve përmes rreziqeve të konfirmuara”, deklaroi drejtori Zoran Atanasov, transmeton MIA. 

Theksoi se përfitimet nga vendosja e standardit ISO 9001:2015 në punë janë me rëndësi të madhe për AUV-në, për shkak se kjo kontribuon që institucioni nga viti në vit të fitojë vlerë të shtuar lidhur me cilësinë e shërbimeve që i ofron.

“Me implementimin e standardeve për cilësi në Agjenci, u vendos kontroll sistematik, me qëllim për punë efikase dhe efektive të plotësohen nevojat dhe pritjet e biznes operatorëve dhe të qytetarëve, të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Agjencisë”, tha Atanasov dhe shtoi se sistemi për cilësi vazhdimisht do të avancohet me qëllim që në mënyrën më të mirë të menaxhohet me cilësinë në institucion.

Vendosja e standardeve për cilësi, shtoi, edhe më shumë e përforcon renomenë e AUV-së si institucion i cili garanton ushqim të sigurt dhe cilësor për njerëzit, ushqim të sigurt për kafshët si edhe se fitohen shërbime dhe kujdes cilësor për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

Paralajmëroi se AUV do të vazhdojë ta avancojë punën e saj, përmes përgatitjes së reparteve inspektuese në institucionin për akreditim me standardin ISO/IEC 17020. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button