Në Nju-Jork hapet Muzeu i spiunazhit

Muzeu Spajskejp do të hapet në Nju- Jork, ndërsa vizitorët do të mund të marrin të dhëna për historinë, dhe për atë se çfarë lloj spiunazhesh ekzistojnë.

Vizitorët e Muzeut do të kenë mundësi të mësojnë për të ardhmen dhe të tashmen e  spiunazhit, nga makina për përpunim të shifrave nga Lufta e Dytë Botërore deri tek emrat më të njohur të spiunëve dhe veprat e tyre, transmeton MIA. 

Ekspozita ka edhe segment për programe për këmbim të të dhënave siç është Vatsap, ndërsa vizitorët mund të marrin edhe këshilla për kufizime të ekspozitës kibernetike.

Në Muzeun ka hapësirë ekspozuese ku gjinden kamera për disa nga mjetet më të njohura dhe më shpesh të përdorura sociale, si Tuiter, Fejsbuk dhe Instagram.

Hapësira ekspozuese është e ndarë në më shumë segmente, respektivisht në shifrim, mashtrim, sulm hakerik, luftë kibernetike, pjesa e kundërzbulimit, ndjekje dhe operacione të posaçme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button