Tillerson mbërrin në Turqi, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, mbërriti në Ankara për një vizitë pune, raporton Anadolu Agency (AA).

Tillerson në mbrëmje do të pritet në një takim nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial.

Kryediplomati amerikan ditën e nesërme do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Në bisedimet dypalëshe, do të diskutohet për çështjet kryesore të axhendës së përbashkët të marrëdhënieve Turqi-SHBA, veçanërisht mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin organizatës terroriste PYD/PKK, dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi çështjet ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libanin si pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, që filloi më 11 shkurt.

Tillerson vitin e kaluar më 30 mars zhvilloi një vizitë në Ankara dhe më 10 korrik në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button