LOD, francezëve nuk u lejohet të nderojnë kolegun e vdekur

Skiatorët francezë kanë qenë jashtëzakonisht të dëshpëruar pas garës së sotme në lëshim në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang të Koresë së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët nuk u lejuan skiatorëve francezë të shprehin nderime ndaj David Poisson, kolegut të përfaqësueses i cili humbi jetën gjatë stërvitjes në nëntor të vitit të kaluar.

Francezët donin të mbanin një kokë peshku në helmeta sepse në gjuhën frënge Poisson do të thotë peshk.

Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka rregulla strikte që parandalojnë olimpikët të mbajnë etiketa ose ngjitëse të paautorizuara në pajisjet e tyre.

“Vërtetë jam shumë i dëshpëruar që nuk na lejuan të mbajmë atë vizatim, duke marrë parasysh se nuk bëhet fjalë për prononcim komercial për çfarë do qoftë”, tha olimpiku francez Adrien Theaux, i cili në lëshimin e sotëm në LOD mori vendin e 26-të.

Poisson humbi jetën në moshën 35 vjeçare gjatë stërvitjes në lokacionin kanadez të skijimit Nakiska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button