Shkup, sinergjia mes qeverisë dhe OJQ-ve, kyç për qëndrueshmëri demokratike

Në konferencën trepalëshe kombëtare të titulluar “Integrimet evropiane të Maqedonisë dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian”, Zv/kryeminisri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se asnjë strategji, qoftë edhe nga Komisioni Evropian, që për qëllim ka transformimin e shoqërive me qëllim të arritjes së vlerave të BE-së në fushën e demokracisë, nuk do të jetë e qëndrueshme nëse nuk do të ketë një sinergji mes qeverisë dhe organizatave joqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat para fillimit të konferencës, Osmani tha se qëllimi i saj është që bashkë me OJQ-të të debatojnë për Strategjinë e Komisionit Evropian të publikuar ditë më parë, në mënyrë që procesi të jetë inkluziv duke u mundësuar grupeve të interesit të përfshihen në krijimin e pozicioneve të Maqedonisë.

Siç sqaroi Osmani, konferenca e sotme është vetëm fillimi i një cikli debatesh me OJQ-të, për të aritur një konsenzus shtetëror për inkuadrim në BE.

Ai veçoi një moment të ri të publikuar në strategjinë e Komisionit Evropian, që është “Pajtimi mes Popujve”, që sipas tij meriton një trajtim të veçantë.

“Me këtë nënkuptoj marrëdhëniet ndëretnike, por nënkuptoj edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve, për çka nevojitet një konsensus më i gjerë shoqëror në këtë drejtim. Përmendet edhe shëdetësia, që ka qenë pjesë e lobimeve tona që të jetë pjesë e targeteve të IPA fondeve, për çka në Strategji thuhet se sistemi shëndetësor duhet të jetë i përshtatshëm për të marrë fondet IPA, meqë BE-ja ka paraparë 500 milionë euro për rajonin në dy vitet e ardhshme”, tha Osmani.

Andrea Stojkovski nga OJQ Eurothink, tha se me Strategjinë e publikuar, BE-ja deklaron se zgjerimi i Unionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në sferën e saj të interesit politik, ekonomik dhe të sigurisë, që është mesazhi më i mirë që kanë mundur ta dëgjojnë shtetet aspirante, meqë nëse BE-ja është e interesuar t’i prajojë shtetet, atëherë do të ushtrojë presion mbi qeveritë e atyre vendeve që të përmbushin kriteret e kërkuara.

“Kapacitetet institucionale do të jenë një problem për shtetin, meqë në të gjitha raportet e mëparshme të KE-së theksohej mungesa e kapacitetit kompetent administrativ të shtetit për të menaxhuar procesin e aderimit si dhe pas anëtarësimit, por ka një masë tjetër që BE-ja e ka përqafuar, që është anëtarësimi para anëtarësimit, ku vendet e Ballkanit do të ftohen të marrin pjesë në konferencat ministrore të nivelit të lartë, por edhe në grupet teknike, ku nëpunësit shtetërorë do të mund të mësojnë para anëtarësimit në BE”, tha ai.

Konferenca e sotme është inicuar nga rrjeti i OJQ-ve, “Mekanizmi IPA” i përbërë nga rreth 300 OJQ mes të cilave dhe Metamorfozis, cilat përmes dialogut me qeverinë dëshirojnë të ndikojnë në vendimet mbi anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button