Albin Tahiri doli i 50-ti nga 57 garues, në ditëlindjen e 29-të të tij

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore, ‘PyeongChang 2018’.

Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij, njofton Telegrafi.

Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.

Gjatë garimit

Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.

Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.

Rezultati

Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.

Para disa ditësh Tahiri garoi në kombinim alpin, ku zuri vendin e 37-të. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button