Kosovën do ta vizitojnë 61 delegacione në 10 vjetorin e pavarësisë

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetëror nga mbarë bota e vizitojnë vendin dhe dërgojnë telegrame urimi.

Ndër zyrtarët e parë që vizituan Kosovën në këto ditë feste ishin presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeminsitri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Në këto vizita, nuk mungoi premtimi për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.

Kosovën do ta vizitojnë mbi 60 delegacione nga vende të ndryshme të botës. Shtatë nga to nga Shqipëria.

Me rastin e përvjetorit jubilar të Pavarësisë së Kosovës nga sot do të mbahen konferenca, ekspozita, mbledhje solemne dhe aktivitete kulturore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button