BE: Ministrat e jashtëm diskutojnë edhe për për Ballkanin

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që potencialish mund të jenë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, dhe situata në Siri e Korenë Veriore, pritet të jenë çështjet kryesore të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Sofje të Bullgarisë, transmeton REL.

Ky takim dy ditësh po bëhet vetëm një javë pasi BE-ja e ka shpallur strategjinë e vet të re për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë plan qartësohet rruga për afrim me BE-në të gjashtë vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovonës, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia DPA nga Sofja.

Ministrat e jashtëm të BE-së gjatë ditës së sotme do të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nesër pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve që aspirojnë për integrim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button