SHBA: Tre vetë janë plagosur afër selisë së NSA-së

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi tre vetë janë qëlluar me armë dhe plagosur afër selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merlind, kanë raportuar mediat lokale, transmeton REL.

Sot më herët, policia tha se ishte duke u përgjigjur ndaj një incidenti me “të shtëna të mundshme”.

Pamje e selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merilend

Thuhet se një autostradë e afërt është mbyllur në të dy drejtimet për shkak të hetimeve.

Duket se një makinë është përplasur në barrierën e betonit që e rrethon selinë, ndërsa vrimat e plumbave ishin të dukshme në pjesën e përparme të makinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button