Donev ka fjetur në “Hilton” dhe ka bërë blerje me kartelë zyrtare (DOKUMENT)

Ish drejtori i Agjencisë për Turizëm, Aleksandar Donev, në Buenos Aires të Argjentinës, ka fjetur në zinxhirin e hoteleve të njohura “Hilton”, ka udhëtuar me avion me biletë biznes – klasë, ndërkaq është kthyer nga Japonia dhe  nuk e ka shfrytëzuar biletën e blerë të avionit. Këtë tregojnë raportet e Agjencisë dhe të kartelës së tij zyrtare deri te të cilat arriti “Makfaks”, nëpërmjet kërkesës për qasje deri te informatat me karakter publik, njofton Portalb.mk.

Në Londër e ka ndërruar hotelin nga kategoria më e ulët në më të lartë, ndërkaq gjithashtu ka blerë gjësende të ndryshme për qëllime personale në më pak se dy shitore – në Argjentinë dhe Tokio.

Donev i ka konfirmuar raportet, por thotë se mjetet zyrtare i ka përdorur për qëllime private pasi që ka pasur problem me kartelën e tij, por pas udhëtimit, ai thotë se i ka kthyer të gjitha paratë në llogarinë zyrtare.

Sipas raporteve që janë marrë nga Agjencia, Donev nga shtatori i vitit 2017, deri në janar të vitit 2018 ka rezervuar 11 udhëtime, për të cilat, vetëm për harxhime të udhës janë harxhuar rreth 12.772 euro.

Raportin që do ta shihni më poshtë, 5 prej biletave të avionit nuk janë realizuar – për udhëtim në panaire në Poloni – Varshavë, Spanjë – Santiago de Kompostela, Turqi – Stamboll, Belgjikë – Bruksel dhe Izrael – Tel Aviv.

Është interesante se edhe pse në media u publikua se biletë për udhëtim në Argjentinë me klasë ekonomike ka kushtuar 180.000 denarë, ndërkaq biznes-klasa rreth 220.000 denarë, shuma e përgjithshme e harxhimeve për udhëtim në Argjentinë për avio-biletë dhe veturë udhëtuese sipas të dhënave është 433.950 denarë ose 7.056 euro, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë që janë harxhuar më shumë se 7 mijë euro, për dallim nga 220.000 denarët e përmendura, Donev thotë se bëhet fjalë për harxhime dhe për transport lokal, por edhe për një avio-biletë tjetër për në Buenos Aires deri në Sallta, me klasë ekonomike, ndërkaq konfirmoi se në këtë shumë janë të futura edhe harxhimet për akomodim, edhe pse në marrëveshjen e marrë nga Agjencia thuhet se shuma ka të bëjë vetëm për çmimin e avio-biletit dhe harxhimeve transportuese.

“Aviobiletat blihen nëpërmjet shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, avio-bileti është me kërkesë për biznes-klasë pasi që fluturimi ishte në 17:30, ndërkaq nga ata marrin informatë se me çfarë oferte ne fluturojmë. Nuk mundemi ne vetë ta bëjmë furnizimin, siç ajo së shpeshti opinioni e kontrollon online. Për harxhimet në lidhje me akomodimin, transportin lokal dhe të ngjashme, ajo është gjithçka sipas rregullores së Agjencisë që shfrytëzohet me vite me vitet dhe vlen për të gjitha udhëtimet. Ne gjithmonë flemë në hotel të njëjtë, bashkë me njerëzit që udhëtojnë me drejtorin. Flemë në hotel të njëjtë”, thotë Donev.

Ai konfirmon se ka fluturuar nga Japonia për në Shkup me biznes-klasë, por thotë se atë e ka mbuluar nga buxheti i tij dhe nuk është e paguar nga mjetet e Agjencisë.

Detaje interesante kanë dalë nga raportet edhe për atë që gjatë udhëtimit për në Argjentinë, me kartelë zyrtare nga 14 nëntori ai ka fjetur në hotelin “Hilton” në Buenos Aires për çka janë paguar rreth 750 euro, ndërkaq ka harxhuar edhe rreth 100 euro për të blerë gjësende të ndryshme.

Në një udhëtim tjetër, më 5 nëntor, në Londër, ai ka paguar thuajse 100 euro në hotelin “London Prince”, i cili ka qenë ne 3 yje, ndërkaq më pas, në të njëjtën ditë ka paguar edhe rreth 1.500 euro në tjetër hotel – me klasë më të mirë, me 4 yje e gjysmë.

Në lidhje me këtë udhëtim, që e ka ndërruar hotelin, Donev arsyetohet se këtë ndryshim e ka bërë pasi që në hotelin me 3 yje nuk ka pasur sef.

Qeveria e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për turizëm, Aleksandar Donev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button