Pastore konfirmon ‘kontaktin’ e PSG me Higuain

Mesfushori i klubit francez, PSG, Javier Pastore ka thënë se ai është në kontakt me Gonzalo Higuain dhe dëshiron shumë që argjentinasin ta sheh me fanellën e klubit që luan ai.

“Ne të gjithë do jemi të lumtur nëse ai do arrijë këtu. Unë jam në kontakt të rregullt me të”.

“Ne kemi biseduar shumë për jetët tona, për shokët tonë të përbashkët dhe PSG e kërkon atë. Ne ende nuk e dimë nëse ai do vijë këtu”.

“Është e vërtetë se ka kontakte ndërmjet klubit dhe lojtarit. Unë jam i lumtur që PSG e dëshiron atë”, tha Pastore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button