Debat me Komisionin për marrëdhënie ndëretnike në Komunën e Çairit
Në organizimin e Shoqatës për mbështetje të dialogut ndëretnik “Vlera të Përbashkëta- Shkup, në hapësirat e komunës së Çairit u realizua debat me temën: Roli dhe funksionimi i Komisionit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Çairit, ku morën pjesë anëtarët e Këshillit, anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndëretnike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që operojnë në komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk.
Qëllimi i këtij debati sipas kryetarës së organizatës Razije Jonuzi, ishte prezantimi i projektit Komisionit për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkësitë etnike.
Prezantimi i rolit, kompetencat dhe përgjegjësive të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike u plotësuan nga Edita Mersini – perfaqësuese e Vlerave te Përbashkë, ku u përfshinë dhe diskutime, rekomandime për funksionimin më të mirë të tij, me qëllim njohje me rolin kyç të saj në përmirësimin dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunën e Çairit.
Komisioni për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Çairit është formuar në mbledhjen e rregullt të Këshillit me datë 06.02.2018 dhe përbëhet nga pesë anëtarë – përfaqësues nga bashkësia etnike maqedone, turke, shqiptare, boshnjake dhe rome.
Ky komision njëherit paraqet edhe shembull pozitiv me inkuadrimin e një gruaje në përbërjen e Komisionit.
Në kuadër të projektit do të organizohen trajnime për ngritje të kapaciteteve të anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie.
Ky projekt është i financuar nga Fondacioni Metamorfozis me përkrahjen e BE-së dhe Action See.