Dimitrov në Sofje në takim joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov prej sot po qëndron në Sofje, ku është paraparë të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e autoriteteve bullgare dhe të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Dimitrov sot duhet të ketë takime bilaterale me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me kolegen e tij, Ekaterina Zaharieva,

Dimitrov dhe Zaharieva, siç kumtoi MPJ-ja do t’i shkëmbejnë dokumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

димитров - захариева средба

Me këtë praktikisht do të përfundojë procedura formale për të hyrë në fuqi Marrëveshja, pas ratifikimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë më 15 janar dhe në Parlamentin bullgar tre ditë më vonë.

Gjendja në Ballkanin Perëndimor, me theks të procesit eurointegrues të rajonit, si dhe situata në Siri dhe në Korenë Veriore, do të jenë temat në të cilat do të diskutohet në sesionet e takimit joformal të Këshillit për punë të jashtme të BE-së (Gimnih), që nesër dhe pasnesër do të mbahet në Sofje.

Nikoqir i takimit është zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.

Në takimin joformal do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, shefat e diplomacive të 28 vendeve anëtare, si dhe ministrat e punëve të jashtme të pesë vendeve kandidate nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Gimnih  është një kështjellë në pjesën perëndimore të Gjermanisë, e cila ishte shtëpi mysafirësh e qeverisë së Gjermanisë së dikurshme perëndimore. Ky është vendi ku u mbajt takimi i parë joformal i shefave të diplomacive të BE-së në vitin 1974.

Këto takime janë joformale, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësi të diskutojnë për çështjet aktuale, por pas debateve nuk miratohen deklarata ose konkludime formale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button