Thaçi: Sivjet do të arrijmë marrëveshje historike me Serbinë

Kosova pret që gjatë këtij viti t’i zgjidhë çështjet e rëndësishme me Serbinë përmes arritjes së marrëveshjes historike, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë që besoj se do të arrihet në vitin 2018, do të jetë historik dhe gjithëpërfshirës dhe do të rezultojë me anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara” konsideron Thaçi

Reuters shkruan se derisa Beogradi po i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Evropian, autoritet serbe janë në presion për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, transmeton Koha.net.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e cila besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë historike, marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë me “Reutersin”.

Derisa agjencia e lajmeve përmend problemet mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se marrëveshja me fqinjin verior do të sillte normalizim të plotë mes shteteve, edhe pse, sipas tij, nuk do të kërkonte njohjen e shteteve.

“Reutersi” gjithashtu përmend edhe iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas një raporti të Dick Martyt, është i përfshirë edhe vetë Thaçi.

“Është padrejtësi historike, por për hatër të partneritetit strategjikë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n ne krijuam atë [Gjykatën]”, ka thënë Thaçi.

“Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, ka shtuar ai rreth Gjykatës Speciale.

I pyetur nga “Reutersi” nëse do të shkonte po të ftohej si dëshmitar apo i akuzuar nga Gjykata Speciale, Thaçi ka thënë: “Presidenti ose çdo qytetar i këtij shteti nuk ka arsye që të jetë i frikësuar”.

“Ne kurrë nuk thyem ligjet e Kosovës ose ato ndërkombëtare. Ne luftuam kundër një diktatori, kundër një njeriu që kreu gjenocid”, ka thënë Thaçi duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button