Një gjykatës federal nga Nju-Jorku e bllokoi vendimin e Trampit që ta anulojë programin DACA

Një gjykatës federal nga Nju-Jorku e ka bllokuar vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për pezullimin e programit DACAQ me të cilin u mundësohet emigrantëve të rinj të cilët ilegalisht kanë ardhur në SHBA me prindërit e tyre, të mësojnë dhe të punojnë në vend.

Në Janar, gjithashtu, një gjykatës nga San Francikso mori vendim kundër anulimit të këtij programi.

Vendim i i gjyqësor ka të bëjë me ankesën kundër vendimit të Trampit, të mbështetur nga prokurorë të 17 shteteve. Këtë dy aktvendime lejojnë që programi të vazhdojë.

Ku e pezuloi programin në shtator, Trampi Kongresit i dha afat prej gjashtë muajve të miratojë ligj i cili do ta zëvendësojë. Por kongresmenët e Partisë Demokratike dhe Republikane nuk arritën marrëveshje.

Tramp dje deklaroi se bisedimet lidhur me këtë çështje kanë filluar dhe paralajmëroi se se është shansi i fundit dhe se  5 marsi është afati i fundit për arritjen e marrëveshjes.

Programi DACA i mbron nga dëbimi rreth 800.000  t.a. “ëndërrimtarë” dhe u lejon të punojnë dhe msëojnë në SHBA. Ky program ishte vendosur nga Barak Obama në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button