Holandë: Ministri dha dorëheqje pasi gënjeu për takimin me Putinin

Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ai e kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin, presidenti aktual i Rusisë, duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006, transmeton REL.

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit.

Në të kaluarën ai pat thënë se kishte marrë pjesë në një takim në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet Baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të rëndësishe gjeopolitikisht dhe ka folur në mënyrë publike, duke shpjeguar se ka dashur ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button