Trefishohet numri i të prekurve nga fruthi në Evropë

Rritet trefish numri i të prekurve nga fruthi në Evropë vitin e kaluar në raport me vitin paraprak, njoftoi Qendra Evropiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve.

Më shumë se 14.000 raste janë paraqitur vjet në 30 shtete evropiane për dallim nga 4.600 në vitin 2016. Autoritetet shëndetësore evropiane informojnë se epidemi fruthi është shpallur në Rumani, në Itali, në Greqi dhe në Gjermani.

Nga viti 2016 e deri tani janë regjistruar edhe 50 raste me vdekje lidhur me këtë sëmundje. Komplikime serioze kanë ndodhur kryesisht tek fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe për këtë duhet një rritje e shkallës së imunizimit prej të paktën 95 për qind.

Qendra paralajmëroi se edhe më tej janë regjistruar raste të reja sepse shkalla e imunizimit është e ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button