Padi penale kundër ELEM-it dhe drejtorëve të REK Manastir për ndotjen e mjedisit jetësor

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka dorëzuar padi penale kundër Elektranave të Maqedonisë (ELEM) dhe kundër ish drejtorëve dhe udhëheqësve aktual në REK Manastir për shkak të ndotjes së ajrit dhe natyrës, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga policia, padi penale janë dorëzuar kundër I.K. (63) nga Gostivari, ish drejtorit të filialit të REK Manastir, R.K. (67) nga Manastiri, drejtor i filialit të REK Manastir, O.Z. (54) nga Manastiri, drejtor në REK Manastir, Z.M. (44) nga Manastiri, udhëheqës i filialit të REK Manastir dhe S.A. (63), udhëheqës i filialit REK Manastir, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje të përbashkët” në lidhje me “ndotjen e mjedisit jetësor dhe natyrës”.

Padi penale është dorëzuar edhe kundër ELEM-it, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës”.

“Pas paraqitjes paraprake deri te SPB Manastir nga ana e Prokurorisë së Manastirit, në koordinim të ngushtë dhe dhënie të udhëzimeve për veprim nga ana e Prokurorisë Publike janë bërë një sërë kontrollesh gjatë së cilës është konstatuar se personat fizik të paraqitur, nuk u janë përmbajtur dispozitave për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, nuk i kanë rikonstruuar apo vendosur filtra të ri për pluhur. Kanë lejuar që nëpërmjet punës së personit juridik të paraqitur, të lëshohen grimca të dëmshme për më shumë se 50 miligramë në metër kub”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button