Përplasja e tmerrshme e skiatorit rus (Video)

Një skiator rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant dhe u përplas me forcë në rrethimin e pistës, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.

 25-vjeçari Pavel Trikhichev u përplas me një nga portat, humbi skinë e majtë dhe shkoi duke u rrotulluar drejt e në rrjetën mbrojtëse, transmeton TCH.

Trikhichev ndenji disa momente i shtrirë në borë, i gjakosur paksa në fytyrë, përpara se të ndihmohej nga stjuardët.

Fatmirësisht, skiatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button