Vidhen 21 kompjuterë lap top nga një dyqan në Gjorqe Petrov

Nga një dyqan për mall teknik në rr. “Gjorqe Petrov” një person i panjohur ka vjedhur 21 kompjuterë lap top dhe ka shkaktuar dëm prej rreth 900.000 denarë.

MPB kumtoi se në periudhën prej ora 15:00 më 11 shkurt deri në ora 14:30 dje një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në një dyqan për teknikë në rr. “Gjorqe Petrov” në Shkup.

Kryerësi, siç theksohet, me copë betoni e ka thyer xhamin e derës hyrëse, është futur brenda dhe ka marrë 21 kompjuterë lap top, pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë mënyrë kryerësi ka vjedhur rreth 900.000 denarë.

Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button