Albumi i Justin Timberlake debuton në vendin e parë me albumin “Man of the Woods”

Justin Timberlake ja ka dalë që të jetë në krye të top listës së albumeve Billboard 200.

“Man of the Woods” ka shitur 293 njësi të albumeve në javën e parë, që përbën numrin më të madh të shitjeve për një album që prej se Taylor Swift arriti 1.24 milionë me “Reputation” vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Është hapja më e mirë për një album nga një mashkull që prej se Kendrick Lamar debutoi në vendin e parë vitin e kaluar me 603 njësi të shitura.

Timberlake arriti që të jetë në vendin e parë edhe me albumet e kaluara, përpos debutimit solo “Justified” që në vitin 2002 zuri vendin e dytë me 439 mijë njësi të shitura.

JT me këtë arritje largon nga vnedi i parë Migos me albumin e tyre “Culture II” që bie në vendin e dytë me 88 mijë njësi të shitura.

Bruno Mars po ashtu bie në vendin e tretë me 35 mijë njësi të shitura, dhe Kendrick Lamar mban vendin e shtatë të BIllboard 200.

1. Justin Timberlake – Man of the Woods – 293,000
2. Migos – Culture II – 88,000
3. Various – The Greatest Showman – 81,000
4. Ed Sheeran – ÷ – 40,000
5. Bruno Mars – 24K Magic – 35,000
6. Post Malone – Stoney – 33,000
7. Kendrick Lamar – DAMN. – 32,000
8. Camila Cabello – Camila – 31,000
9. Lil Uzi Vert – Luv Is Rage 2 – 25,000
10. Various – Now 65 – 25,000

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button