Grabiten 200 litra naftë për amvisëri nga ambulanca në Haraçinë

Një autor i panjohur nga ambulanca në Haraçinë ka grabitur dyqind litra naftë për amvisëri, njoftoi policia.

FA. (58) nga fshati i Haraçinës, e punësuar në ambulancën e këtij fshat  si infermiere patronazhi, dje ka raportuar se një autor i panjohur ka kryer grabitje në Stacionin Shëndetësor në Haraçinë.

Siç njoftoi MPB, autori me përdorimin e forcës ka hyrë në hapësirat e podrumit, ka çmontuar një zorrë të rezervuarit dhe ka marrë rreth 200 litra naftë për amvisëri dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Merren masa për gjeten e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button